Ora News - Mynyr Koni: Zgjedhjet në universitet nuk mund të mbahen në 30 korrik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, përmes një deklarate shprehet se në datë 30 korrik nuk mund të mbahen zgjedhje universitare.

Sipas tij, për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT-së për anëtar të KIZ, Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ) nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Ai shton se kjo ka ardhur si pasojë e kaosit që kanë shkaktuar 5 ish-personel akademik të UT, të cilëve, sipas Konit, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020.

Deklarata e plotë e Mynyr Konit:

Në vijim të komunikimeve dhe deklaratave në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës, sikurse ju kam bërë me dije, mbështetur në Urdhërin nr.175 datë 30.06.2020 të Ministrit të Arsimi, Sportit dhe Rinisë, në përmbushje të detyrimeve si autoriteti më i lartë drejtues i UT, në zbatim të nenit 5, pika 3 të Rregullores ?Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës?, nxorra Urdhërin nr.6 datë 30.06.2020 ?Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe Senatin Akademik të UT?.

Gjithashtu, shpalla edhe periudhën e aplikimeve apo të vetkandidimeve për anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të UT dhe të Komisionit të Apelimit të UT, për formatimin dhe miratimin e tyre, si detyrë dhe përgjegjësi e Senatit Akademik të UT, të përcaktuar në nenin 6 dhe 37 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT. Për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT për anëtar të KIZ, ky komision nuk arriti të miratohet nga Senati Akademik.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/mynyr-koni-zgjedhjet-ne-universitet-nuk-mund-te-mbahen-ne-30-korrik/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended