Ora News - Universitetet publike 5 vite pa doktoratura

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Që prej vitit 2013 cikli i tretë i studimeve është bllokuar në Universitetet Publike, duke prerë në këtë mënyrë aspiratën e çdokujt për nisjen e doktoraturës.

Ishte Kryeministri Edi Rama që pas ardhjes në pushtet i bllokoi ato, madje duke ironizuar edhe disa prej punimeve që iu kishin dhënë titullin doktor profesorëve dhe infermierëve,

Gjatë 5 viteve, Universitetet Publike janë penalizuar nga kjo e drejtë me pretendimin se nuk plotësonin kriteret ndërsa shpesh universitetet private kanë qënë në qëndër të akuzave se kanë pranuar 360 doktorantë.

Por kjo është hedhur poshtë nga Ministria e Arsimit, përfaqësues së të cilës janë shprehur se këtë vit doktoraturave do iu hapej drita jeshile.

Të kontaktuar nga Ora News disa drejtues universitetesh thonë se janë ende në pritje, dhe se shpresojnë që brenda muajit nëntor të çelet cikli i tretë i studimeve.

Por cilat janë kriteret për të përfituar titullin doktor?

Së pari duhet që kandidati të ketë realizuar së paku 3 referime, 2 nga të cilat të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/universitetet-publike-5-vite-pa-doktoratura

Recommended