Ora News - Shumica e maturantëve zgjedhin universitetet publike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe këtë vit maturantët preferuan me shume universitetet publike për të kryer studimet e larta.

Rezulton se përzgjedhja e degëve preferenciale në publik është 88.8%. Maturantët ashtu si edhe vjet kishin të drejtë që në formularin A2 të aplikonin edhe për programe studimi në universitetet private. Këtë zgjedhje e bënë 11.12% e tyre.

Po ashtu rezulton së në përfundim të procesit të plotësimit të preferencave kanë aplikuar për në universitet 24 mijë e 287 kandidatë. Këta të fundit do të njihen me rezultatet brenda datës 28 gusht. Ndërsa në datat 30 gusht deri 12 shtator 2018, të gjithë aplikantët që janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Kjo periudhë është e ndarë në 7 faza 48-orëshe. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë. Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shumica-e-maturanteve-zgjedhin-universitetet-publike

Recommended