Ora News – Ngrohja kushton! Qytetarët zgjedhin mënyra të ndryshme për tu ngrohur

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Qytetarët e Tiranës po e përballojnë të ftohtin në mënyra të ndryshme, duke filluar nga energjia elektrike, gazi, drutë dhe batanijet. Tregtarët shprehen se shitjet gjatë këtij dimri kanë rënë, ndërsa qytetarët thonë se ngrohja kushton.

Në këto ditë të acarta janari, kryefjala për familjet shqiptare vijon të mbetet ngrohja.

Në një vend ku infrastruktura mungon, pasi sipas autoriteteve Shqipëria nuk përfshihet nga temperatura ekstreme, qytetarët zgjedhin metoda alternative për tu ngrohur.

Tregtarët e sobave të druve thonë se këtë vit shitjet kanë rënë krahasuar me vitin e shkuar, ndërsa theksojnë se qytetarët po e preferojnë gjithnjë e më shumë këtë mënyrë ngrohjeje.

"Krahasuar me vitet e tjera ka rënë shumë fuqia e blerjes. Më tepër janë për soba drush, 90% e njerëzve, se korenti e ka çmimin në sratosferë dhe nuk e përballojnë dot, por edhe drutë janë shumë shtrenjtë".

Qytetarët në kryeqytet kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për tu ngrohur, me energji elektrike, gaz apo dru, ndërsa shprehen se të gjitha mënyrat janë shumë të kushtueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngrohja-kushton-qytetaret-zgjedhin-menyra-te-ndryshme-tu-ngrohur

Recommended