Ora News - Shfaqje për fëmijët në Tiranë, Veliaj: Sheshi Skënderbej, i mbushur plot

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fëmijët në kryeqytet, mbrëmjen e së shtunës, paten mundësi të argëtoheshin me spektaklin në Sheshin Skëndërbej të realizuar nga trupa e Teatrit të Rrugës. Shfaqje muzikore dhe akrobacitë në ajër ishin përzgjedhur për kryeqytetasit nga Ambasada Franceze dhe Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj kishte edhe një mesazh për të gjithë skeptikës, që sipas tij mendonin që shehsi nuk do të mbushej kurrë.

Veliaj: Dua të falenderoj shumë kolegët e Ambasadës franceze, ambasadoren Christine Vasak që bashkëpunoi për të na sjellë një shije të veçantë të Francës, diçka jo klasike sportive, por mbi të gjitha një dhuratë për fëmijët e Tiranës; besoj se për fëmijët e Tiranës më e mira është gjithmonë përpara. Për të gjithë ata që mendonin se sheshi ?Skëndërbej? ishte shumë i madh dhe nuk do mbushej kurrë, ja ku është sot, plot me fëmijë, plot hare, plot gëzim; unë besoj se e gjithë e ardhmja e Tiranës do të jetë plot gëzim.

Veliaj falenderoi edhe ambasadoren francëze Christine Vasak për bashkëpunimin për të sjellë këtë eveniment kultoror për të gjithë të vegjëlit e kryeqytetit. Spektakli vijoi me shfaqje të ndryshme dhe nga trupa e Cirkut Kombëtar dhe Banda Frymore e Qytetit të Tiranës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shfaqje-femijet-ne-tirane-veliaj-sheshi-skenderbej-i-mbushur-plot

Recommended