U dyshua që kishte eksploziv, xhenierët shpërthejnë çantën me vegla pune tek Sheshi Skënderbej
  • 4 years ago
TIRANË- Përreth 80 minuta policia e Tiranës dhe zona përreth Muzeut Kombëtar, kanë qenë nën panik për shkak të një çantë ngjyrë kafe në rrugë ku dyshohej të kishte lënë plasëse. Forcat xhenier kanë arritur të bëjnë shpërthimin e kontrolluar me anë të robotit dhe më pas efektivi i FNSH ka hapur çantën e cila rezultoi të kishte brenda vetëm vegla puna, si kaçavida, pinca etj.

Fillimisht çanta është parë nga njerëz të rastësishëm dhe nga policia bashkiake të cilët më pas kanë njoftuar policinë e shtetit. Këta të fundit kanë mbajtur të rrethuar zonën deri në ardhjen e forcave xheniere.Ndërkohë në lidhje me këtë çantë të gjetur në asfalt në rrugën ?Dedë Gjo Luli? , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse duke thënë se çantë është lënë gabimisht në rrugë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Recommended