Report TV - “Sheshi Skënderbej”, Veliaj: Do hapen 1 mijë vende të reja pune
  • 8 years ago
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar këtë të martë në dëgjesën e parë publike me qytetarët projektin për ndërtimin e ?Sheshit Skënderbej? në kryeqytet. Sipas Veliajt, sheshi kryesor i Tiranës, do të jetë hapësira më e madhe publike e cila do të shërbejë si një maskë oksigjeni për qytetarët.

?Ashtu si një trup që ka nevojë të oksigjenohet, ashtu edhe sheshi është maska e oksigjenit, një hapësirë pedonale, pa makina,? tha ai. Ashtu siç është shprehur dhe më herët, kreu i Bashkisë ritheksoi edhe sot që Sheshi Skënderbej është një projekt kombëtar, për ndërtimin e të cilit do të përdoren elementë të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare.

Padyshim, gjelbërimi është ajo që do të mbizotërojë në këtë shesh i cili do të marrë pamjen e një miniparku, tha Veliaj, duke shtuar se në të do të mbillen 35 mijë lule, 1 mijë pemë dekorative, 500 pemë frutore, 1 mijë shkurrre të larta.

Kryebashkiaku u shpreh i bindur se do t?i shkojë deri në fund këtij projekti, pavarësisht kundërshtive që mund të dalin gjatë rrugës, duke theksuar se dëgjesa me qytetarët do të zhvillohen në 24 njësitë administrative të Tiranës.

Një tjetër lajm i mirë që vjen për qytetarët, sipas Veliajt është punësimi.

?Sheshi Skënderbej? do të jetë kantieri më i madh i punësimit në Tiranë. 950-1 mijë qytetarë, do të mund të punësohen aty nga qershori deri në qershor të vitit që vjen kur edhe pritet të përfundojë projekti." tha kreu i Bashkisë.
Recommended