Sheshi “Skenderbej” fiton cmimin e dyte nga BE
  • 5 years ago
Pas çmimit prestigjioz europian për ?Hapësirën Publike Urbane 2018? në Barcelonë, Sheshi ?Skënderbej? ka marrë një tjetër vlerësim ndërkombëtar. Mes 393 projekteve që garonin për Çmimin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore, Sheshi ?Skënderbej? mbërriti deri në finalen e madhe dhe fitoi çmimin e vendit te dytë, duke marrë vlerësimet më të larta nga juria profesiniste nga e gjithë Europa për fuqinë transformuese, fokusin tek këmbësorët, qëndrueshmërinë dhe gjelbërimin.

Ajo që ra në sy ishte gara e fortë dhe rezultati tejet i ngushtë i votimit, 4-3 në fazën finale, mes sheshit ?Skënderbej? në Tiranë dhe projektit fitues të studios së famshme franceze ?Lacaton-Vasal?, e cila konkuronte me një projekt godinash banimi dhe shërbimi në Bordo të Francës.

Ishte nënkryetari Arbjan Mazniku ai që mori çmimin në emër të Bashkisë së Tiranës në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku vlerësohet përsosmëria dhe inovacioni në fushën e arkitekturës./tvklan.al
Recommended