Veliaj: Sheshi “Skënderbej” mirëpret “Teatrin e rrugës” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Jo vetëm si pika lidhëse e qendrës dhe e shëtitjeve te pasdites, por sheshi ?Skënderbej? është kthyer edhe vendi i aktiviteteve kulturore. Qytetare te shumte kane ndjekur nje nga shfaqet me te njohura ne bote, atë qe njihet si teatri i rrugës ?Mobile Homme?.Kreu i bashkisë vlerësoi mbështetjen e ambasadës franceze si dhurate për fëmijët e kryeqytetit.?Jam shumë i lumtur që, në fakt, Tiranës nuk i kanë munguar aktivitetet gjatë gjithë verës, por sidomos edhe tani në vjeshtë. Dua të falenderoj shumë kolegët e Ambasadës franceze, ambasadoren Christine Vasak që bashkëpunoi për të na sjellë një shije të veçantë të Francës, diçka jo klasike sportive, por mbi të gjitha një dhuratë për fëmijët e Tiranës; besoj se për fëmijët e Tiranës më e mira është gjithmonë përpara?.Erion Veliaj deklaroi se transformimi i qendrës e ka kthyer sheshin ne një nga hapësirat me te frekuentuara te Tiranës.?Për të gjithë ata që mendonin se sheshi ?Skëndërbej? ishte shumë i madh dhe nuk do mbushej kurrë, ja ku është sot, plot me fëmijë, plot hare, plot gëzim; unë besoj se e gjithë e ardhmja e Tiranës do të jetë plot gëzim. Kështu që, shumë faleminderit miqve francezë dhe mezi pres të bëjmë akoma më shumë gjëra të bukura bashkë?, u shpreh Veliaj.Pjese e spektaklit ishte trupa e Cirkut Kombëtar si dhe banda e qytetit
Recommended