Shfaqje muzikore dhe akrobaci në sheshin 'Skënderbej', Veliaj: E ardhmja e Tiranës është plot gëzim
  • 6 years ago
Ditën e djeshme në sheshin ?Skënderbej? është zhvilluar një nga spektaklet më të njohur në botë, i njohur si Teatri i Rrugës ?Mobile Homme?.

Shfaqjen e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se kryeqyteti ka pasur aktivitete të shumta kulturore dhe shtoi se kjo traditë e bukur do të vijojë edhe më tej.

Jam shumë i lumtur që, në fakt, Tiranës nuk i kanë munguar aktivitetet gjatë gjithë verës, por sidomos edhe tani në vjeshtë. Dua të falenderoj shumë kolegët e Ambasadës franceze, ambasadoren Christine Vasak që bashkëpunoi për të na sjellë një shije të veçantë të Francës, diçka jo klasike sportive, por mbi të gjitha një dhuratë për fëmijët e Tiranës; besoj se për fëmijët e Tiranës më e mira është gjithmonë përpara.

Erion Veliaj, kryebashkiak
Kryebashkiaku theksoi se përkundër skeptikëve që mendonin se sheshi nuk do të arrinte të mbushej asnjëherë, evente të tilla kulturore janë tregues se ky transformim e ka kthyer atë në një nga hapësirat më të preferuara për qytetarët e Tiranës.
Recommended