Ora News - Bien kërkesat për master në Infermieri, bachelori u mjafton të ikin në Gjermani

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Urdhri i infermierit raportin se 750 të diplomuar dhe profesionistë lënë Shqipërinë duke aspiruar tregun e punës në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

Kjo e vërtetë në auditoret fakultetit të infermierisë po reflektohet në uljen e të rinjve që duan të vazhdojnë nivelin e dytë, pra masterin në 6 programet e infermierisë.

Nëse para këtij eksodi bluzave të bardha apo studentëve, kërkesat për të vazhduar masterin ishin disa me të larta se kuotat, tani ka një raport të zhdrejtë; kuota të lirë dhe studentët që nuk duan të vazhdojnë masterin për shkak se një diplome bachelor i jep mundësinë të jenë konkurrentë në tregjet e huaja.
Për studimet master shkencor vëtëm në infermieri janë 200 kuotat të lira, dhe zv dekania Manika Kreka ka këtë ftesë.

Manika Kreka: Në fakultetin tone të shkencave mjekësore teknike ofrohen disa programe studimi infermjeria, teknik imazherie, teknik fizioterapie, teknik laboratori, mami dhe logopedi.

Në sistemin bachelor ne e kemi përmbushur shumë mirë. Eksperienca e viteve të kaluara sigurisht që ka treguar aplikimet për master janë por jo në nivelin e programit bachelor. Studentët duhet ti thellojnë studimet , sigurisht masteri profesional ka dhe kuotat më të shumta dhe ne shpresojmë që ato të përmbushen plotësisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bien-kerkesat-master-ne-infermieri-bachelori-u-mjafton-te-ikin-ne-gjermani

Recommended