Ora News - Ze Maria: Respektojmë Partizanin, por marrin 3 pikët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vigjilje të derbit të kryeqytetit, trajneri i Tiranës, Ze Maria ka dal në konferencë për shtyp ku foli për rëndësinë e këtij takimi dhe për shanset që kanë bardheblutë për të dal me rezultat pozitiv. Suksesi në derbi është kthyer në një opsesion për tifozët e 24 herë kampionëve, pasi në 13 përballjet e fundit kanë harruar emocionet dhe kënaqësinë që të dhuron fitorja.

Braziliani duke pranuar forcën e kundërshtarit u shpreh se ka vetëm një synim, fitimin e ndeshjes.

"Nuk duhet të kemi frikë për kundërshtarin, por vetëm respekt. Ashtu si ne edhe ata kanë një skuadër të mirë. Mund të them se gjatë këtyre javëve kemi zhvilluar ndeshje të mira. Sigurisht nuk mund të premtoj fitoren. Gjithmonë unë kam premtuar se futbollistët do të japin maksimumin, të japin 100 % e tyre në çdo ndeshje. Besoj se në ndeshjen e nesërme do të jetë e njëjta filozofi."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ze-maria-respektojme-partizanin-por-marrin-3-piket

Recommended