Ora News – Tirana përballë Maccabit, Ze Maria: Besoj tek mrekullia, gjithçka mund të ndodhë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana do të sfidoj sot në orën 17: 00 Maccabi Tel Avivin në takimin e kthimit të vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Europës. Humbja 2-0 në Izrael e ka vështirësuar shumë misionin e kualifikimit për bardheblutë, megjithatë në ndryshim nga i gjithë opinioni sportiv trajneri i 24 herë kampionëve të vendit Ze Maria beson tek kalimi në fazën tjetër duke qënë se në futboll gjithcka është e mundur.

?Unë personalisht kam shumë besim tek ky ekipi, dhe nuk e di pse opinioni nuk ka të njëjtën përshtypje. Po ju kujtoj edhe një herë që kur luaja me Brazilin dhe kishim në skuadër lojtarë si Ronaldo dhe kryesonim 3-1 përballë Nigerisë, skuadra kundërshtare arriti të na përmbyste avantazhin duke fituar 4-3, pra në futboll gjithcka mund të ndodhë. Po e përsëris unë kam besim tek lojtarët e mi. E respektojmë kundërshtarin, por nuk i druhemi. Në futboll mrekullitë janë të pranishme.?

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/tirana-perballe-maccabit-ze-maria-besoj-tek-mrekullia-gjithcka-mund-te-ndodhe/

Recommended