Ora News - Krime nga minorenët në Itali, shqiptarët renditen të tretët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kronika e zezë italiane përcjell me shqetësim informacione mbi rritjen e kriminalitetit në grup moshat e reja si dhe tek minorenët në Itali.
E gjithmonë e më i lartë është numri i të rinjve apo minorenëve shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal.
Ministria italiane e Drejtësisë ka publikuar raportin e fundit me të dhëna deri në gusht të 2018 ku analizon në mënyrë sintetike situatën e kriminalitetit tek grupmoshat nga 14-25 vjeç.

Minorenët e të rinjtë e huaj të përfshirë në vepra penale janë kryesisht të kombësisë marokene, rumune, shqiptare por dhe nga vendet e ish Jugosllavisë.

Krimet më të shpeshta të kryera nga ata janë: vjedhje, grabitje, trafik lëndësh narkotike, dhunim i qëllimshëm personal, por dhe për vrasje e tentativë vrasje, dhunë seksuale etj.

Minorenët dhe të rinjtë të akuzuar për vepra penale vihen në mbikqyrjen e zyrave të shërbimeve sociale të cilët ndjekin të gjitha fazat e procedurës penale që nga denoncimi i krimit të kryer e deri në ekzekutimin e vendimit të marrë nga gjykatësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krime-nga-minorenet-ne-itali-shqiptaret-renditen-te-tretet

Recommended