Shkarkimi i shpeshtë i trajnerëve, Canaj për "Ora News": Klubet nuk i japin mbështetjen e duhur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kampionati shqiptar sapo ka filluar e megjithatë në krye të pankinave ka pasur ndryshime të shumta. I fundit që u bë "kokë-turku" ishte trajneri i Luftëtarit, Milos Kostiç i cili u largua me konsensus nga Gjirokastra pasi nuk arriti të marrë asnjë pikë në 4 javë kampionat. Një sinjal që tregon se drejtuesit e ekipeve nuk i lëjnë aspak kohë trajnerëve të skuadrave të tyre për të punuar.

I pyetur për këtë fenomen trajneri Agim Canaj deklaroi ekskluzivisht për "Ora News" se arsyeja kryesore pse timonierët e skuadrave nuk kanë mbështetjen e tyre janë klubet.

"Shumë klube kanë njerëz që drejtojnë pa atë integritetin sportiv dhe integritetin shoqëror, pra asnjëherë nuk janë vënë njerëzit e duhur në momentet e duhura për të ndërtuar një klub. Ato ekipe ose president që janë treguar të zgjuar kanë ndërtuar këto elementë dhe kanë ecur përpara. Që në fillim skuadrat nuk janë të përgatitura për të marrë një person që t'i lënë një afat të caktuar për një objektiv të caktuar. Dhe këto fenomene duke parë që në momentet e para skuadra humbet dy ndeshje ose nuk merr pikët e mjaftueshme që kërkojnë drejtuesit prishet çdo gjë dhe nis gjithçka nga e para."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkarkimi-i-shpeshte-i-trajnereve-canaj-eksluzivisht-ora-news-klubet-nuk-i-japin-mbeshtetjen-e-duhur

Recommended