Ora News - Nis përgatitja për hapjen e ankandit për rrjetin 5G

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nis përgatitja për hapjen e ankandit për rrjetin 5G. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri gjatë fjalës së mbajtur në festivalin e teknologjisë deklaroi se Qeveria është duke organizuar procesin me autoritet përkatëse që do të thotë do të kemi një shpejtësi më të madhe të internetit dhe me shumë shërbime që duhet të ofrohen online.
Gjiknuri: Qeveria është duke organizuar me autoritet përkatëse edhe ankandin për 800 MHz që do të thotë do të kemi një shpejtësi më të madhe të internetit 4G, 5G në mënyrë që shumë shërbime që duhet të ofrohen online të jenë të tilla dhe të kenë mundësi të mbajnë big data. Edhe kjo krijon një mundësi sepse pa pasjen e kësaj infrastrukture shumë nga zgjedhjet inovative nuk do të ishin të mundura.

Ministri i Inovacionit të Kosovës Besim Beqaj theksoi se teknologjia mund të përmirësojë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-pergatitja-hapjen-e-ankandit-rrjetin-5g

Recommended