Ora News - Tiranë-Elbasan përfundon në 2018, brenda shtatorit nis puna në bypass-in Fier-Vlorë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda këtij viti rruga Tiranë- Elbasan do të jetë funksionale për qarkullimin e mjeteve.Ministri Damian Gjiknuri nga parlamenti u shpreh se brenda shtatorit parashikohet të nisin punimet dhe brenda vitit do të realizohet edhe lidhja me tunelin.Gjiknuri tha se brenda muajit pritet të nisin punimet edhe në Bypass-in e Fierit dhe të Vlorës shumë të rëndësishme për qarkullimin në jug.Këto deklarata të kreut të infrastrukturës erdhën si përgjigje ndaj akuave të opozitës.

13 km rrugë të mbetura të papërfundura në segmentin Tiranë-Elbasan do të bëhen funksionale brenda këtij viti.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri nga foltorja e parlamentit deklaroi se brenda këtij muaji do të bëhet efektiv fondi prej 16 mln dollarësh.

Gjiknuri: Besoj brenda shtatorit do ta kemi të miratuar në Kuvend, do të kemi fondet në dispozicion dhe ky kantier do të fillojë. Brenda vitit lidhja me tunelin do të bëhet e mundur dhe besoj brenda pak muajsh rruga do të dorëzohet e plotë me të gjithë parametrat e nevojshëm. Disa ditë më parë ka përfunduar edhe procedura për zgjidhjen e rrëshkitjes në pjesën e Elbasanit, edhe këto difekte të trashëguara që fatkeqësisht faturën e mbajmë ne dhe përfundimisht edhe ajo rrugë do të marrë drejtim dhe do të hapet përfundimisht ky aks i rëndësishëm kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/paketa-infrastrukturore-gjiknuri-14-mln-dollare-3-vitet-e-ardhshme
Recommended