Ora News - Vasili: Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga krimi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Petrit Vasili ka deklaruar se Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga krimi.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se ndodhen në takime me qytetarët në Elbasan për të mësuar problematikat e tyre dhe për ti sjellë në parlament.

Petrit Vasili: "Jo më larg se sot raportuesi për në Bundenstag renditi si kryeçështje pikërisht krimin. Lidhur me këtë problematikë sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues, shkaktari kryesor i cili dështoi në hapjen e negociatave që ishte një vendim shumë i veçantë dhe i rëndësishëm politik. Në vend që ta kthente momentin në një hap para e ktheu në një regres shumë të madh mbrapa dhe e ktheu në një ngjarje të hidhur për shqiptarët.

Dhe sot opozita njëherazi ka propozuar edhe alterantivën dhe qëndrimin e saj unik e të papajtueshëm lidhur me këtë çështje.

Ndaj për këtë problematikë është fare e qartë për të gjithë se nuk do të ketë asnjë hap mbrapa dhe gjithçka që ne na ka thënë populli i Shkodrës, populli i Elbasanit që vuajnë nën thundrën e krimit dhe bandave do ta përcjellim në sallën e parlamentit duke filluar që nga komisioni dhe në çdo seancë kudo ketë një pëballje pa kompromis me këtë çështje.

Dy janë çështjet kryesore: Dekriminalizmi dhe vettingu i politikanëve.

Dekriminalizmi dhe pastrimi i drejtësisë shqiptare, i zgjedhjeve shqiptare dhe i ekonomisë shqiptare, pastrimi në të gjitha nivelet i ekonomisë nga krimi janë momentet pa kthim pas dhe kompromisi do të jetë 0 për këto fenomene.

Pasi rrymëzuesit dhe ata që mbajnë në këmbë e gjallojnë mbi të duke mbajtur një pushtet të kriminalizuar është kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

Ishim në Shkodër, jemi në Elbasan pikërisht për të marrë atë që qytetarët i shqetëson në mënyrë të tmerrshme për ta sjellë në sallën e parlamentit. Ky është objekti themelor.

Në parlament kemi qenë vazhdimisht të pranishëm dhe në momente të caktuara kur parlamenti kalbëzohet dhe qëndron larg popullit për tiu fshehur krimit ne do të marrim atë që qytetarët thonë për tia përplasur në fytyrën demagogjisë, kalbësirës së pushtetit. Jo më larg se dje kolegë të tjerë të opozitës kanë denoncuar ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e policisë për bllokimin e veprimtarisë parlamentare të çështjes Tahiri dhe bllokimin e mosfunksionime parlamentit që është faji i vetëm e kryesor i mazhorancës, të Partistë Socialiste përfshirë këtu edhe kryetarin e Kuvendit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vasili-shqiperia-duhet-pastruar-njehere-e-mire-nga-krimi
Recommended