Ora News - Lleshaj: Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim
  • 5 years ago
#oranews #sanderlleshaj #shkoder

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha nga Shkodra se krimi në këtë vend duhet të dëbohet me çdo çmim.

Sandër Lleshaj: Shkodra është një vend i kulturës, i cili nuk bashkëjeton dhe nuk mund të bashkëjetojë me krimin. Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim, me çdo sakrificë dhe përpjekje. Ju garantoj të gjithëve se angazhimi i ministrisë së Brendshme, i imi personal, i policisë së shtetit do të jetë maksimal. Për të bërë atë që duhet të kemi të qartë, ku shkolla të jetë një vend ku mbizotëron qetësia, kultura dhe ato tipare që e kanë karakterizuar këtë qytet emblemë të Shqipërisë.

Ministri Lleshaj ngriti si shqetësim mungesën e adresave të sakta të qytetarëve dhe për këtë ai tha se janë të angazhuar për të zbardhur të gjitha adresat.

Sandër Lleshaj: Një pjesë e madhe e qytetarëve janë pa një adresë të qartë banimi. Është shpikur një i ashtuquajturi kodi 999, 888 apo 000, i cili shërben si adresë për një numër të madh qytetarësh shqiptare. Në fillim të dhjetorit 2018 ky numër ka qenë 300 mijë shqiptarë. Pas një pune intesive ky numër ka zbritur në 40 mijë. Kjo tregon dy gjëra: E para, kjo çështje nuk ka pasur vëmendjen e duhur dhe e dyta është bërë për një kohë të shkurtër ajo që nuk është bërë për 15 vjet, që nga 2004. Detyra për gjithë punonjësit e gjendjes civile është që kjo shifër të shkojë në zero dhe cdo shqiptar të këtë një adresë të saktë. E para për ti dhënë dinjitin çdo qytetari, e dyta për të mundësuar shërbimet e duhura dhe e treta për të parandaluar abuzimet që janë bërë me këtë tym nga mungesa e adresës. Këto abuzime shpesh janë të lidhura me zgjedhjet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lleshaj-krimi-duhet-te-debohet-nga-shkodra-me-cdo-cmim

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended