RTV Ora – Sander Lleshaj: Shkodra po sfidohet nga krimi i organizuar që ka lëshuar rrënjë
  • 5 years ago
#rtvora
"Niveli i sigurisë në qarkun e Shkodrës, dhe në qytet është sfiduar nga krimi i organizuar që është pjekur dhe ka arritur të lëshojë rrënjë edhe në qytet".

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, sot (1 prill) gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të prefektit të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Sander Lleshaj: "Jemi të informuar që niveli i sigurisë në qarkun e Shkodrës është sfiduar. Kemi patur goditje të forta dhe të rënda në drejtim të sigurisë publike që janë produkt i një krimi të organizuar dhe pjekur ndër vite dhe që ka arritur të lëshojë rrënjë në qytetin e Shkodrës, paradoksalisht këtu që njihet për qytetarinë."

Lleshaj kërkoi nga prefekti i ri por dhe drejtori i ri i policisë së këtij qarku angazhim maksimal dhe ofroi mbështetjen dhe përforcime të reja.

Sander Lleshaj: "Ky qytet që i ka dhënë Shqipërisë një pjesë të madhe të vlerave është goditur nga krimi, me gjithë goditjet e mëdha që i janë dhënë krimit. Mbetet një sfidë e madhe dhe besoj se drejtori i ri i Policisë së Shkodrës bashkë me stafin e ri aktual dhe me përforcimet e reja që do marrë pa hezimit nga ministria e Brendshme do arrijë të thellojë punën e bërë deri tani për të garantuar që siguria në Shkodër të jetë në nivelin që meriton"

Për këtë ministri i Brendshëm ftoi shkodranët të jenë në anën e policisë

Sander Lleshaj: "Gjej rastin ti bëj thirrje qytetarëve të bëhen palë me policinë"

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj udhëtoi sërish drejt Shkodrës sot për të prezatuar prefektin e ri të qarkut. Ai është Valdrin Pjetri.

Sander Lleshaj: "Jam i qartë që pritshmëria dhe nevoja e qytetarëve të Shkodrës për më shumë siguri është e lartë. Jam i qartë që një sezon turistik dhe një fushatë e zgjedhore do të kërkojë angazhim të forcave të rendit për të garantuar sigurinë"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sander-lleshaj-krimi-i-organizuar-ka-leshuar-rrenje-ne-shkoder
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended