Spaho e Vasili: Qeveria drejtohet nga krimi. Manja: Ligji për Teatrin të shtyhet më datë 20
  • 6 years ago
TIRANË- Nisi në orën 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja e thirrur nga kryetari Gramoz Ruçi, përfundoi pa konsensus. Burime për Report Tv nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve bënë me dije se opozita denoncoi në mbledhje, kriminalitetin dhe vrasjet e fundit në vend. Kryetari parlamentar i grupit të PD-së, Edmond Spaho ka thënë se deputeti socialist.Taulant Balla s?duhet të ishte prezent në këtë konferencë.

Qeveria drejtohet nga krimi e droga. Deputetët janë të lidhur me krimin. Reforma në drejtësi ka dështuar, vendi është pa gjykata. Balla është i lidhur me krimin, e me të dënuar për drogë. S?duhet të ishte pjesë e konferencës së Kryetarëve bazuar edhe në ligjin e dekriminalizmit. Miratoni dekretin e Presidentin dhe rrëzoni ligjin e Ramës për Teatrin.

Edmond Spaho, kryetar i grupit të PD-së
Ndërsa deputeti socialist, Eduart Shalsi ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të ligjit për Teatrin, përtej datës 13 shtator që ishte e parashikuar.

Të shtyhet data për teatrin. Të shqyrtohet më 20 shtator.

Eduart Shalsi, deputet i PS-së
Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Spaho, Manja, e Vasili kanë folur për mediat.

Edmond Spaho: Sot në vëmendjen e konferences së kryetarëve ishte jo vetëm ngjarje por edhe Lala dhe sulmi kriminal në shtëpinë e saj. Rama ka ushtruar luftë ndaj përfaqësuesve të medias, që s?kanë qenë dakord me qeverinë e tij

Mazhoranca ta sjellë ligjin për teatrin në Kuvend. Në mazhorancë është vërtetuar nga publikimet në media se komunikonte me miqtë e Shullazit. Qëndrimi i Ramës është permanent. Së dyti, ngrita çështjen e reformës në Drejtësi, e cila ka dështuar. Jemi pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë Apeli. PD, jo sot, por që në 2016, kur u miratuan ndryshimet në Kushtetutë, kemi paraqitur zgjidhjen tonë, që ligjet të kalonin me konsedus.
Recommended