Ora News - "Larg duart nga biznesi", Crowford: Shqipëria duhet të funksionojë si sistem, jo si parti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Marc Crowford i kërkon politikës që të mos përfshijë në debatet e veta biznesin.Sipas Crowford, nëse ka dyshime për koncesione të veçanta të hetohen dhe të anulohen por jo të përfshihen të gjitha investimet, pasi kjo krijon imazh negativ tek investitorët e huaj.Crowford i bën thirrje qeverisë që në paketën e ardhshme të shohë me vëmendje kërkesat e bëra nga biznesi për të nxitur investimet.

Shqipëria duhet të funksionojë si një sistem dhe jo si një parti apo individ. Ky ka qenë apeli i bërë nga përfaqësuesi i investitorëve amerikanë në Shqipëri i pyetur për deklaratat e fundit të Partisë Demokratike se do të anulojë të gjitha koncesionet.

Për Presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Marc Crowford, deklarata të tilla mund të krijojnë një imazh negativ tek investitorët dhe për rrjedhojë ta shohin klimën të papërshtashme për investime.

Marc Crowford: Edhe Shqipëria duhet të jetë një sistem dhe nuk është një parti apo individ. Kur bëhet si sistem është më rehat për investitorët e huaj të vinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/larg-duart-nga-biznesi-crowford-shqiperia-duhet-te-funksionoje-si-sistem-jo-si-parti

Recommended