SHBA: Rusia, larg duart nga zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Trump, John Bolton ka deklaruar gjatë një konference para gazetarëve, se ka paralajmëruar Moskën të mos ndërhyjë në zgjedhjet amerikane të mesmandatit.

Deklarata e tij vjen pas takimit në Gjenevë me homologun rus Nikolai Patrushev. Bisedimet mes tyre zgjatën më shumë se 5 orë.



?E bëra të qartë se ne nuk do të tolerojmë një ndërhyrje në zgjedhje gjatë vitit 2018 dhe se jemi gati të ndërmarrim hapat e nevojshëm për ta parandaluar këtë.?

 

 Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë, lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.



Këshilltari i Presidentit Amerikan theksoi se pikërisht çështja e implikimit rus në zgjedhje kishte bërë që dy palët të mos ishin në gjendje të lëshonin një deklaratë të përbashkët përfundimtare.



Bolton tha se gjatë takimit me këshilltarin e sigurisë së presidentit Putin kishte ngritur gjithashtu edhe çështjen e shtrëngimit të sanksioneve ekonomike kundër Iranit.
Recommended