Harrohet skandali i “Dh Albania”, prokuroria pret letrat nga SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kur kanë kaluar 5 muaj nga koha kur Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për kompaninë ?DH Albania?, e përfshirë ne skandalin e tenderit në ?Unazën e Re?, çështja ka ngecur në vend.Mos mbërritja e letërporosive nga SHBA, ka bërë që hetimet për këtë dosje të shtyhen edhe me tre muaj të tjerë.Hetimet për ?DH Albanian? po ndiqen nga drejtuesja e Prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj.Burimet nga organi i akuzës pohuan se nuk ka ende një zhvillim konkret të dosjes, për shkak se përgjigjja qw pritet nga Amerika, si dhe dëshmia e administratorit të kompanisë ?DH Albania?, Avdiol Dobi, do të kenë një rol kyç në hetime.Por, pavarësisht kërkimeve, Avdiol Dobi nuk është gjetur ende nga policia, edhe pse për të Gjykata e Tiranës caktoi më herët ?arrestin me burg? në mungesë.26 vjeçari është personi që lidhi kontratat në emër të kompanisë ?DH Albania?, ndërsa dy tenderat kapnin vlerën e 30 milionë eurove.Lidhur me këtë skandal, në pyetje janë marrë ish-kreu i ARRSH, Afrim Qendro, ish-kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, si dhe disa zyrtarë të tjerë.

Recommended