Skandali i “DH Albania” ha “koka” drejtorësh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shkarkohet nga detyra, drejtori i ARRSH, Afrim Qëndro.Burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve konfirmuan largimin nga detyra të Afrim Qëndros dhe emërimin në këtë post të Sonila Qatos.Kjo e fundit drejtoi deri pak kohë më parë Ministrinë e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes.Që pas rrokadës në krye te Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve me largimin e Gjiknurit dhe ardhjen e Belinda Ballukut janë ndryshuar disa drejtore.Një ditë më parë u shkarkua drejtori i OST Klodian Gradeci ndërsa tani ikën edhe Afrim Qëndro, dy drejtore, institucionet e të cilave ata drejtonin ishin përfshirë në skandalin e ?DH Albania?, jo vetëm në ndërtimin e një loti të Unazës së Re por edhe në një tender në energjitike.Kujtojme qe per rastin e faslfikimit te dokumentave nga DH Albania qe fitoi nje nga pjeset e tenderit te Unazes se Re, Afrim Qendro u mor ne pyetje pak dite me pare edhe ne prokurori.

Recommended