Ora News - Aviacioni Civil: Mbi 17 shtyrje oraresh të fluturimeve në gusht

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më shumë se 900 formularë ankesash janë plotësuar nga qytetarët shqiptarë për vonesat e avionëve në rinas gjatë dhjetë muajve të fundit. Gushti ka pasur numrin më të mëdha të këtyre rasteve ku vetëm dy kompani kanë shtyrë me 3 deri në 17 orë kohën e fluturimeve. Ndërkohë që numri i personave që kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Rinasi ka shënuar rritje, aviacioni civil theksoi se ankesat e qytetarëve trajtohen dhe do të marrin përgjigje brenda gjashtë javësh.

Të gjithë ata qytetarë që kanë udhëtuar nga aeroporti "Nënë Tereza" gjatë muajit gusht i është dashur që të presin me orë të gjata para se të nisen apo të mbërrijnë në destinacion. Vonesat janë shtuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë edhe pse çmimet e biletave mbeten shumë më të shtrenjta krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas raportit të Autoritetit të Aviacionit Civil, muaji Gusht 2018, shënoi shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Tiranës. Raporti duket se konfirmon të dhënat e publikuara edhe më parë nga Ora Neës.

Nga të dhënat zyrtare kompania me numrin më të lartë të vonesave vijon të mbetet ?Fly Ernest? me 10 anulime në 31 ditë, dhe me vonesa që në shifra shkojnë në 19 dhe që shkojnë nga mbi 3 orë por dhe mbi 6 orë. Kompania e dytë me më shumë vonesa renditet ?Albaëings? me 7 vonesa mbi dy orë.

Arsyet e vonesave lidhen kryesisht me aspekte që lidhen me kapacitetet e kompanive dhe aeroporteve, operacionale dhe teknike. Sipas rregullave ndërkombëtare përveç anulimeve, vonesat të cilat konsiderohen problematike për pasagjerët janë ato që zgjasin më shumë se 3 orë nga orari i planifikuar i nisjes së avionit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aviacioni-civil-mbi-17-shtyrje-oraresh-te-fluturimeve-ne-gusht

Recommended