Ora News - Rikthimi i Ramës te bixhozi, PD: Ortakëria me krimin mbi interesin e familjeve shqiptare

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Partia Demokratike reagoi sërish sot kundër vendimti të qeverisë Rama për rikthimin e kanizove në zemër të kryeqytetit

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, në një dalje për mediat tha se Rama në panikun e humbjes së thellë që e pret në zgjedhjet e prillit shkeli me të dyja këmbët një premtim që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.

Sipas Gjatës, me hapjen e kazinove Rama kërkon të përdorë dhe pastrojë paratë e krimit.

Gjata: Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë javë në Shqipëri. Nën panikun e humbjes së thellë që e pret, Edi Rama shkelur me të dyja këmbët një premtim që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.

Në fshehtësi ai ka miratuar një VKM që i hap rrugë përsëri biznesit kriminal të lojërave të fatit në zemër të kryeqytetit. Pasi gënjeu se do ti mbyllte ato përfundimisht, ai po kërkon të përdorë dhe pastrojë paratë e krimit nëpërmjet kazinove dhe lojërave të fatit.

Pse ky është një biznes i pisët i Edi Ramës? Ja ku i keni faktet që shqetësimi i Edi Ramës nuk janë familjet shqiptare, por paratë që i duhen në ortakëri me krimin:

Gjatë qeverisjes së tij, nga 920 pika të lojërave të fatit ato u katërfishuan në 4200. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy vjet, 2014 -2016, buxhetit të shtetit ju vodhën 375 milionë euro nga evazioni i lojërave të fatit.

Kjo shpjegon se pse edhe më parë Edi Rama premtoi se do ti mbyllte lojërat e fatit në 2016 dhe pikërisht në prag të zgjedhjeve të 2017 i shtyu ato edhe 2 vjet ato me gënjeshtrën qesharake se nuk i bindte dot deputetët e tij.

Dhe ja ku e nxori përsëri kokën. Akoma pa u tharë boja e vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, ai i rihap ato, duke u tallur me dramën e atyre mijëra familjeve të cilat i mashtroi me premtimin e thyer se do ti jepte fund një plage të madhe sociale.

Tani të gjithë e kanë të qartë se ortakëria e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista është shumë më e fortë se cdo premtim që ju ka bërë qytetarëve.

Kjo prerje në besë e atyre mijëra familjeve para të cilave u zotua, ky vendim kriminal duhet të hetohet menjëherë nga SPAK-u si rasti tipik i kapjes së shtetit.

Faktet sic i dëgjuat dhe i patë vetë me zë dhe me figurë, flasin vetë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rikthimi-i-rames-tek-bixhozi-pd-ortakeria-me-krimin-mbi-interesin-e-familjeve-shqiptare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended