Pezullimi i 'Fly Ernest'/ Aviacioni Civil: Qytetarët të bëjnë kërkesë për rimbursim në faqen zyrtare
  • 4 years ago
TIRANË- Vetëm pak ditë pasi Report TV siguroi njoftimin se kompanisë ajrore loë cost, Fly Ernest i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil, sot ka reaguar përsëri Autoriteti Civil Shqiptar duke sqaruar arsyet që çuan në këtë pezullim dhe se si do të veprohet për rimbursimin e qytetarëve që kishin rezervuar bileta fluturimi.

Sipas Aviacionit Civil qytetarët duhet të kontaktojnë me shërbimin e klientit të kësaj kompanie në mënyrë që të kryejnë fluturimin e tyre meqenëse kompania ka kohë një licencë aktive deri më 13 janar të këtij viti. Më tej njoftimi vijon me shpjegimin e procedurave që duhet të ndjekin pasagjerët për të marrë rimbursimin për biletën, duke shtuar se nëse qytetarët nuk e bëjnë dot fluturimin duhet të bëjnë kërkesën për rimbursim dhe kompensim nëpërmjet sistemit të kompanisë në faqen e tyre në internet në adresën ?Kërkesën për rimbursim duhet ta bëjnë edhe pasagjerët që kanë prerë bileta përtej datës 13 Janar 2020?. Një kërkesë e tyre, sipas Aviacionit Civil është i vetmi mekanizëm mbrojtës në dispozicionin e tyre sipas ligjit të BE-së.
Recommended