Ora News – Thaçi pro korrigjimit të kufijve: Pa shkelur mbi trupin tim nuk cënohet territori
  • 5 years ago
#oranews #hashimthaci #korigjimkufijsh
Samiti tri ditor i Diasporës shërbeu për të risjellë në vemendje çështjet shqiptare dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes faktorëve.

Kryeministri, Edi Rama, gjatë punimeve të sesionit qëndror fjalën e tij e nisi me krahasimin dhe zhvillimet e jashtëzakonshme që sipas tij kanë ndodhur në vetëm një vit.

Rama: Shqiptarët në tërësi janë më mirë.Nga samiti i shkuar në këtë samit, në Kuvendin e Maqedonisë është folur shqip.

Kryeministri u ndal gjatë në çështjen e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë ndërsa përmendi edhe atë që e quajti ?armikun? më të madh të shqiptarëve.

Rama: Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më të rrezikshme dhe asgjë më penguese për shqiptarët, sesa kur ju dalin përballë shqiptarët.

Samitin e përshëndeti edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa premtoi se territori i Kosovës nuk mund të cënohet, pa shkelur mbi trupin e tij.

Thaçi: Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë. Për shkëmbim territoresh kam folur dhe më herët. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do bëjë pazar me kauzën kombëtare.

Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupun tim nuk do të mund ta cënojë kush 1 milimetër territorin e Kosovës.

Askush nuk mund ta cënojë as Trpecën, as Mitrovicën, as Ujmalin dhe asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime termave të tilla dhe ata që flasin sot janë ata që kanë ndihmuar Sllopodan Milloshevicin, janë miqtë e Radoncicit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova.

Në anën tjetër korrigjimi i kufijve, po. Nuk ka njeri në botë që m a mohon angahzimin tim për realizimin e aspiratës të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit për bashkangjitje me territorin e Kosovës pa cënuar territorin e Kosovës.

Po ashtu Thaçi tha se nuk do të lejojë organizimin e ndonjë konference ndërkombëtare, ku merr pjesë edhe Rusia. Ai tha se është kundër idesë për krijimin e një Unioni Ballkanik.

Thaçi: Sot ka ide të ndryshme, por ajo që dua të them është kjo: Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konferencë ndërkombëtare është pjesëmarrëse edhe Rusia. Kosova do të angazhohet vetëm në një proces, ku BE e udhëheq dhe e mbështet SHBA.

Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cënim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA.

Thaçi ju përgjigj edhe interesit të medias në lidhje me mundësine e presionit të SHBA-ve se nëqoftëse Kosova pezullon taksën me Serbinë, do të tërhiqen nga baza ushtarake e Bondsteel-it.

Thaçi: Kosova në asnjë rrethanë nuk do ta cënojë partneritetin strategjik dhe raportin special me SHBA. SHBA-të janë hisidar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Ve...
Recommended