Ora News - Shtohen rastet e peshkimit të paligjshëm në liqenin e Fierzës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rënia e nivelit të ujit për shkak të mungesës së prurjeve po shoqërohet me peshkim të paligjshëm në liqenin e Fierzës në Kukës.

Grupe peshkatarësh që veprojnë në këtë liqen është konstatuar se po peshkojnë në kundërshtim me ligjin peshkun Luçiper që tani është në fazën e rritjes.

Halim Dafku: Një veprim i pandërgjegjshëm dhe i paligjshëm është zënia e pashkut Luçiper, i cili është në fazën e rritjes së saj.

Halim Dafku, kryeinspektor në Inspektoriatin Rajonal të Peshkimit në Kukës pranon fenomenin me pasoja për faunën e Liqenit, ndërsa paralajmëron nisjen e kontrolleve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Halim Dafku: I bëjmë thirrje që mos veprojnë sepse do të fillojmë sekuestrimin e rrjetave dhe varkave dhe do të çohen në rezervat e shtetit.

Në Liqenin e Fierzës janë të licensuara 4 grupe peshkatarësh, por në mënyrë të paligjshme aty peshkojnë disa dhjetra grupe të tjera që nuk kontrollen.

Në Liqen rriten 11 lloje peshqish, ndërsa peshkimi i paligjshëm gjatë periudhës së rritjes është një problem që e ka shoqëruar ndër vite.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shtohen-rastet-e-peshkimit-te-paligjshem-ne-liqenin-e-fierzes
Recommended