Ora News - Përgjimi audio/ "Pronat", Qeveria shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Exit.al publikon një regjistrim të pjesshëm audio ku sipas saj vërtetohet se qeveria shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg për bllokimin e çështjeve të pronave.

Bëhet fjalë për një bisedë mes Denar Bibës, që atëherë mbante postin e zëvendës Kryetarit të të KQZ-së, me gjyqtarin shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku, për t?i kërkuar atij të ndikonte tek kryetari i GJEDNJ-së për pezullimin e çështjeve të pronës të qytetarëve shqiptarë.

Exit.al thotë se biseda është bërë gjatë një vizite në vitin 2014 në Strasburg, ku pjesë informale e delegacionit qeveritar ishte dhe Denar Biba.

Përgjimi i bisedës së zhvilluar mes Biankut dhe Bibës, "e cila, sipas ketij portali, duket se është bërë në një mjedis publik, me gjasa bar ose kafe është dërguar në mënyrë anonime përmes postës elektronike tek ky portal.

"Në regjistrim, Biba shprehet se atë e ka dërguar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, për t?i kërkuar Biankut të ndihmojë qeverinë, duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg" komenton portali.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeveria-shantazhoi-gjyqtarin-shqiptar-ne-strasburg-bllokimin-e-ceshtjeve-te-pronave

Recommended