Ora News - Kërkohen 2.8 vite burg për ish- gjyqtarin Shkëlqim Miri, akuzohet për korrupsion

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar dënimi mund të zbresë deri në 2.8 vite. i. Pas afro dy vitesh hetim organi i akuzës ka paraqitur konkluzionet paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gjithashtu kërkohet të sekuestrohen vetëm 30 mijë euro, e ti kthehen 200 mijë euro të tjera

Tirane- Ish gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkëlqim Miri rrezikon të vuajë 2.8 vite burg.

Në konkluzionet përfundimtare te paraqitura sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokurori Klodian Braho kërkoi shpalljen fajtor të tij për akuzën e korrupsionit dhe kërkoi dënimin me 4 vite por për shkak të gjykimi të shkurtuar masa ulet në 2 vjet e 8 muaj burg. Gjithashtu për Mirin prokurori kërkoi edhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë 3 vjeçare.

Por jo vetëm kaq, prokuroria ka kërkuar që gjyqtarit t'i konfiskohen 30 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër më shumë se 200 mijë euro gjetura në banesë do t'i kthehen.

Për bashkëtëpandehurin tjetër Kujtim Miri prokurori kërkoi 2.6 vite burg.

Vete gjyqtari nuk ishte i pranishëm në sallë, ndërsa seanca kur avokatët do të paraqesin mbrojtjen dhe më pas gjykata do të shprehet me vendim do të zhvillohet në 2 tetor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kerkohen-28-vite-burg-gjyqtarin-shkelqim-miri-akuzohet-korrupsion

Recommended