Ora News - Bizneset në bregdet me borxhe

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me qindra biznese që operojnë përgjatë zonave turistike rezultojnë me borxhe ndaj administratës Tatimore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se janë kontraktuar 306 tatimpagues debitorë, të cilëve iu është kërkuar të përmbushin detyrimet tatimore dhe të shlyejnë pagesat e prapambetura.

Ndërkohë referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deri më tani janë arkëtuar 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura nga subjektet, që operojnë në zonat turistike. Për të shmangur penalizimet administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë bizneseve dhe operatorëve turistikë që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor dhe detyrimet, që rrjedhin prej tij.

Ndërkohë në kuadër të planit të masave të turizmit që po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Qendra e Thirrjeve vetëm për muajin korrik ka informuar rreth 810 subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik.

Subjekteve iu kujtuan rregullat dhe detyrimet bazë, që duhet të zbatojnë si: shitja e çdo malli apo shërbimi me kupon apo faturë tatimore, deklarimi i punonjësve, deklarimi i pagesave dhe tatimeve në kohë për t?u mos u penalizuar, deklarimi i vlerës reale të xhiros, por edhe detyrimi për të kryer pagesën.

Administrata Tatimore bën me dije se do të njoftojë vazhdimisht tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike, mbi zbatimin me korrektese të legjislacionit, si dhe për vetëdeklarimin sipas afateve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bizneset-ne-bregdet-me-borxhe

Recommended