Bizneset turistike, 1.14 miliardë lekë borxhe - Top Channel Albania - News - Lajme
  • 8 years ago
Të paktën 70% e bizneseve sezonale që operojnë në zonat turistike të vendin nuk kanë shlyer faturat e energjisë elektrike, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 miliardë lekë ndaj shtetit. Këto biznese debitore janë evidentuar nga OSHEE gjatë kontrollit të përqëndruar në bregdet, në muajt maj e qershor, pasi zotëruesit e tyre është e pamundur të kontaktohen pas përfundimit të sezonit turistik, në muajin shtator. Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela paralajmëron se në rast të mos shlyerjes së faturave, këto biznese nuk do të furnizohen më me energji elektrike.
Recommended