Kostoja e rindertimit nga termeti mbi 1.1 miliarde Leke |Lajme-News

  • 4 years ago
Vetëm për rindërtimin buxheti i shtetit ka akorduar për këtë vitë një shumë prej 34 miliardë Lekësh.
Ministri Ahmetaj që doli në konferencë për të bërë një përmbledhje të gjithë ecurisë së programit të rindërtimit thotë se pas vlerësimeve të detajuara në çdo shtëpi, fshat e lagje të gjithë perimetrit të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit ka rezultuar se kostot e dëmeve i kalojnë 1.1 miliardë Lekët e llogaritura neë fillim të vitit.
?Vlerësimi i bërë fillimisht për dëmet në 1.1 miliardë është rritur pas detajimeve të bëra së fundmi, pasi është shkuar në çdo fshat dhe është kontrolluar çdo murë. Kjo nëpërmjet një procesi të detajuar teknik. Sot buxheti i shtetit ka akorduar 34 miliardë Lekë ose 340 milionë Dollarë për rindërtimin për këtë vit. 272 milionë Euro janë dhënë nga donatorët, 5.7 miliardë Lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa 1.9 miliardë lekë nga Bashkia Tiranë. I përmenda këto dy të fundit sepse janë njësi zbatuese?.
I pytur lidhur me mundësinë e ndihmës financiare për sipërmarrjet që mbyllen nga masat më të fundit anti-Covid ministri Ahmetaj nuk e përjashton një gjë të tillë.
?Kemi pasur dy ngarkesa të mëdha, një nga tërmeti një nga pandemia dhe për cdo qytetar që procesi i rindërtimit ecën dhe për cdo qytetar që shikon që ka një akt normativ që mbyll baret e natës do reflektojë që në ditën e orës së vështirë kush është forca politike dhe lidëri që përgjigjet dhe procesi I rindërtimit është një përgjigje shumë e drejtë dhe e verifikueshme se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk përgjigjet vetëm në ditë të mira por në ditë të vështira në atë momentin kur bie tërmeti dhe pandemia te kush i kthejme sytë? besoj se kjo do na shoqëroj për një afat të gjatë, vështirësitë nuk kanë kaluar pandemia nuk ka mbaruar ne na duhet qeveria dhe njeriu i orës së vështirë?.
Ahmetaj lajmëron se zona më e dëmtuar e Laçit e marrë përsipër për t?u rindërtuar nga qeveria turke brenda pak ditësh do të kthehet në kantier ndërtimi.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended