RTV Ora - Drejtoresha akuzohet se vodhi 3.7 mln euro, avokati thotë se ka borxhe të mëdha

  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për dy nga oficeret e akuzuara për skemën e mashtrimit me kreditë fiktive në Fondacionin "Besa".

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga ?Arrest me burg? në ?Arrest në shtëpi? për Bertina Kananin dhe nga "Arrest në shtëpie" në ?Detyrim paraqitje? për Esmeralda Vason.

Ndërkohë është lënë në burg drejtoresha e degës së Fondacionin "Besa", Albana Imami, sekseren Orkida Driza dhe oficerin e kredive Mihal Hanxharin.

Avokati i drejtoreshës së degës së Fondit Besa, Albana Imami e cila nuk ishte e pranishme në seancë kërkoi vendosjen e një mase më të lehtë për të, duke thënë se ishte vetë ajo që denoncoi ngjarjen.

Avokati kërkoi ekzaminimin e gjendjes së saj mendore. Ndërsa shtoi se Imami jo vetëm nuk ka përfituar lekë por ka hyrë në borxhe të mëdha.

Por vendimi i gjykatës ka ngjallur reagimin e familjarëve të të arrestuarve. Bashkëshortja e Mihal Hanxharit tha se ai nuk ka lidhje me skemën, madje ka dhënë vetë dorëheqjen.

Bashkëshortja e Mihal Hanxharit: "Nuk ka lidhje fare sepse ai është i fundit që duhet të jetë aty mbas hekurave. Nuk ka lidhje me këtë çështje."

Reagim pati edhe nga avokati i Orkida Drizës, e cila ka kërkuar bashkëpunim me Prokurorinë.

Avokati: "Orkida Driza është vetëm viktimë e kësaj skeme, është mashtruar. Fakti që dua të theksoj është se Orkida Driza kërkon menjëherë bashkëpunimin me Prokurorinë e Tiranës sepse askush nuk ka shkuar më për ta marrë në pyetje. Ajo ka theksuar se do zbardhë të vërtetën dhe askush nuk ka shkuar për ta zbardhur këtë të vërtetë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mashtrimi-me-kredite-fiktive-avokati-i-drejtoreshes-nuk-perfitoi-para-hyri-ne-borxhe-te-medha

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz