Ora News - Përmbytjet në Nënshkodër, Banorët: Qeveria na ka harruar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga përmbytjet që përjetoi Nënshkodra por banorët e fshatrave të prekura nuk kanë marr ende dëmshpërblimin për dëmet që pësuan në bujqësi dhe banesa. Ka qënë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi që evidentoi një fakt të tillë, duke theksuar se institucioni që drejton e ka kryer detyrimin që ka patur për konstatimin e dëmeve dhe listat ja ka dorëzuar instancave përkatëse.

Voltana Ademi: "Një ndër problemet më të mëdhaja që ne adresojmë janë përmbytjet. Dhe këtë vit kemi kaluar një përmbytje jo të vogël, shumë të madhe. Ne kemi përfundur vlerësimin e fundit i cili i është dërguar instituticioneve."

Deklaratat Ademi i bëri ndërsa mori pjesë në aktivitetin ?Eja në Dajç?, me qëllim promovimin e vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe prodhimeve të kësaj njësie vendore. Fermerët pjesmarrës në panair treguan se dëmet që pësuan ishin të mëdha, ndërsa shtojnë se vërshimi i ujrave dhe problematikat që ka kjo zonë, po bëjnë që rinia në masë të largohet, duke e parë të ardhmen jashtë shqipërisë.

Fermer: "Nuk po kërkojmë ndonjë gjë të madhe, thjesht të mos përmbytemi, që të mos ketë rrezik për investimet që po bëjmë."

Aktiviteti u pasua me interpretime artistike të të rinjve, ecje me biçikletë dhe vizitë në kishën e Shirqit, monument kulture.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/permbytjet-ne-nenshkoder-banoret-qeveria-na-ka-harruar

Recommended