Ora News - Teatri Kombëtar, Basha paralajmëron Metën: Dekretimi, pjesëmarrje në grushtshteti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa, Ilir Meta, po firmoste në Presidencë rrëzimin e ligjit të Teatrit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia blu e paralajmëromnte Presidentin se nëse dekretonte ose kalonte me heshtje ligjin për Teatrin, do të bëhej pjesë e grushtit të shtetit.

Lulzim Basha: "Ne do të ndjekim institucionalisht të gjithë hapat ligjorë, por e rëndësishme është të theksoj se shkelja e parimeve bazë të shtetit, si kontratë bashkëjetese paqësore, si mekanizëm i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në shoqëri, është kaq totale dhe evidente në këtë ligj, saqë dekretimi i këtij ligji në heshtje apo në mënyrë aktive, nuk është gjë tjetër veçse pjesëmarrje në grusht shteti.

Sepse sot merr teatrin, nesër vendos (më fal se po e personalizoj) që të gjithë njerëzit, asnjë kaçurels nuk mund të punësohet në sektorin publik, pasnesër vendos që vetëm bjondët mund të trashëgojnë pronën e prindërve. Çfarë i pengon? Askush nuk i pengon! Kjo është vija e kuqe. Nëse kjo 'vijë e kuqe' kapërcehet, ne jemi de facto në gjendjen luftë civile".

Basha tha se kur të vijë në pushtet do të minojë me ligj të gjitha kullat që do të ndërtohen në truallin e Teatrit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-kombetar-basha-dekretimi-i-ligjit-do-ishte-pjesemarrje-ne-grushtshteti

Recommended