Ora News - Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Vendimi u deklarua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese përbëhet nga kryetari Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko ndërsa Zaganjori nuk ishte i pranishëm në seancë.

Në seancën dëgjimore të 20 korrikut, Zaganjori u shpreh se kishte mbështetur reformën në drejtësi dhe se kishte dorëzuar të gjithë dokumentet e nevojshme. Ndërkohë relatorja Palema Qirko ishte shprehur se procesi i rivlerësimit ndaj Zaganjorit se të ardhurat nuk justifikojnë pasuritë e vëna nga subjekti.

Pritet të jetë zbardhja e që do të sqarojë si është marrë vendimi.

Procesi i rivlerësit ishte bërë me përparësi për shkak të pozicionit të Zaganjorit si kryetar i Gjykatës së Lartë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-kryetari-i-gjykates-se-larte-xhezair-zaganjori
Recommended