Ora News - Lihet përsëri në burg Izet Haxhia, çështja i kalon Gjykatës së Lartë
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Gjykimi i Izet Haxhisë i dënuar në mungesë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari duket se do të presë krijimin e Gjykatës së Lartë pasi të dyja gjykatat si ajo e Tiranës dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranojnë ta gjykojnë me pretendimin se nuk janë kompetente.

Gjykatat kanë nisur ping pongun me dosjen Hajdari duke e transferuar për herë të tretë në vetëm pak javë.

Pak ditë pasi Gjykata e Tiranës ia kaloi çështjen për konpetencë gjykimi Gjykatës për Krime të Rënda, kjo e fundit me kërkese të avokatëve por edhe të prokurorit ka vendosur të heqë dorë dhe ta dërgojë dosjen në Gjykatën e Lartë.

Duket se pas formimit, ky institucion duhet të vendosë përfundimisht në lidhje me çështjen e konpetencës për dosjen Hajdari.

Ndërkohë gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Izet Haxhisë për lirim nga qelia dhe qëndrimin në 'arrest shtëpie' deri kur të shprehet Gjykata e Lartë.

Një nga avokatët mbrojtës të të pandehurit deklaroi jashtë seancës se Haxhia prej disa ditësh po merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për 23 krime të ndodhura nga viti '91 në '99.

Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi ishte dënuar në mungesë.

Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkon rigjykim me pretendimin se zotëron prova të reja.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lihet-perseri-ne-burg-izet-haxhia-ceshtja-i-kalon-gjykates-se-larte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended