TV Ora - Izet Haxhia fiton betejën e parë: Do rigjykohet për vrasjen e Azem Hajdarit

  • 5 years ago
#tvora

Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar kerkesën e Izet Haxhisë për rishyrtim të dosjes "Hajdari" në Gjykatën e Shkallës së Parë me një tjetër trupë gjykuese nga ai që e ka gjykuar më parë. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Izet Haxhisë, i cili kërkoi të dëgjohet për ngjarjen pasi gjykimi i tij është bërë në mungesë. Avokati i Haxhisë tha se do të kerkojnë thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Izet Haxhia fiton të drejtën për tu rigjykuar e për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e ish-deputetit, Azem Hajdari, për të cilën është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg.

Pas ekstradimit nga Turqia në maj të vitit të kaluar dhe kërkesave për rivendosjen në afat, e cila u pranua nga Shkalla e Parë, një tjetër kërkesë e Haxhisë merr përgjigje pozitive nga Gjykata e Apelit.

Një treshe gjykuese me gjyqtarë të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda të caktuar nga KLGJ, Dhimitër Lara, Sokol Bina dhe Nure Dreni, kanë pranuar kërkesën e tij për riçelje të shqyrtimit gjyqësor, për ti dhënë mundësi Haxhisë të dëgjohet në lidhje me këtë ngjarje, e drejtë kjo që i është mohuar pasi është gjykuar në mungesë.

Avokati i tij, Bashkim Nikolla, e cilësoi të drejtë vendimin ndërsa tha se në Gjykatën e Shkallës së Parë do të kërkojë edhe pyetjen e shumë dëshmitarëve, duke nisur që nga ish- kryeministri Sali Berisha.

Më herët Gjykata rrëzoi kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e gjyqtarëve të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi ishte Izet Haxhia, truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish- deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani, si dhe dy vëllezërit e Izet Haxhisë, Ismet dhe Isamedin Haxhia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rihapja-e-dosjes-hajdari-gjykata-e-apelit-rrezon-kerkesen-e-izet-haxhise

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended