Report TV -Pas 2 dekadash familja e Azem Hajdarit përballë Izet Haxhisë

  • 5 years ago
Gjykata Penale Tiranë shtyn procesin ndaj Izet Haxhisë dhe i dërgon ftesë familjarëve të të ndjerit, ish-deputetit Azem Hajdari të marrin pjesë në seancë në statusin e trashëgimtarit të viktimës.

Seanca e zhvilluar një ditë më parë në Gjykatën Penale u shty ndërsa gjykata nuk u shpreh as për kërkesën e Haxhisë për tu hetuar në gjendje të lirë, duke i hequr arrestin.

Ftesa tashmë i është dërguar bashkëshortes së ish-deputetit Hajdari, gjyqtares Fatmira Hajdari, fëmijëve të tij mes të cilëve dhe deputetes Rudina Hajdari.

Seanca e radhës është lënë më 18 korrik ora 12 ndërsa pritet nga Gjykata përgjigja e familjarëve të ish-deputetit Hajdari nëse do të marrin pjesë në gjykim, ku do të jetë hera e parë e përballjes së tyre me personin që nga drejtësia shqiptare është i dënuari për vrasjen e Azem Hajdarit.

Izet Haxhiaj e ka mohuar kryerjen e krimit ndërsa ka kërkuar rigjykim pasi pretendimi i tij është se dënimi nga drejtësia shqiptare ka qenë politik me prova e fakte të manipuluara.

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës.

Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhiaj u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

Pikërisht kjo rihapje e procesit dhe ndryshimet në kodin e procedurës penale përkatësisht neni 58 detyrojnë gjykatën që në seancën e parë ndaj të dyshuarit të njoftojnë dhe trashëgimtarët e viktimës, në këtë rast familjen Hajdari.

Recommended