Ora News - Rigjykimi i Izet Haxhisë, gjykatësit e Krimeve të Rënda vendosin më 18 mars

  • 5 years ago
#oranews
Gjykata e Apelit ka shqyrtuar kërkesën e Izet Haxhisë për riçelje të shqyrtimit gjyqësor dhe pritet që vendimin ta japë në 18 mars. Vetë Haxhia kërkoi që të gjykohet nga një trupë që e ka kaluar vettingun ndërsa pretendoi se nuk është dëgjuar asnjëhere për këtë ngjarje.

Gjykata e Apelit të Tiranës do të vendosë në 18 mars nëse do të pranojë apo jo kërkesën e Izet Haxhisë për riçeljen edhe një herë të shqyrtimit gjyqësor për dosjen ?Hajdari?.

Dosja po shqyrtohet nga treshja e gjyqtarëve të Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Ndue Dreni dhe Sokol Binaj pas dorëheqjes së gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Haxhia dhe avokati i tij ripërsëritën kërkesën se duan të gjykohen nga gjyqtarë që kanë kaluar vettingun.

Avokati: Janë tre pika kyçe të standardit, ai moral, profesional dhe korruptiv. Përderisa nuk është kaluar kjo atëherë nesër na cënohet vendimmarrja.

Brenda seancës, Haxhia dhe avokati i tij thanë se kërkojnë rihapjen e çështjes pasi ata nuk janë dëgjuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe vendimi është dhënë në mungesë të tyre.

Avokati: Pretendimi jonë për të vërtetuar me mjete ligjore pafajësinë nuk mund të jetë i pjesshëm, rrethanat, dëshmitarët, faktet, provat, ti shqyrtojë gjyqësori në një mënyrë pjesore sepse do të dilte në një vendim të pa plotë.

Izet Haxhia është një nga fajtorët e shpallur nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, i cili është dënuar më 25 vite burg nga gjykata .

Pas ekstradimit nga Turqia disa muaj më parë, ai ka kërkuar rihapjen e çështjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rigjykimi-i-izet-haxhise-gjykatesit-e-krimeve-te-renda-vendosin-me-18-mars

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended