Berat/ U ndërruan bravat e zyrës, të përndjekurit protestë kundër bashkisë

  • 6 years ago
Të përndjekurit politikë në këtë qytet kanë protestuar kundër bashkisë dhe kryetarit Petrit Sinaj, që sipas tyre, pas 28-vitesh i ka nxjerrë nga zyrat e tyre pa iu bërë asnjë paralajmërim.

Ata shprehen se s?kanë asnjë informacion ku ka përfunduar dokumentacioni që ata kishin në zyrë.

Edhe pse në kushte shumë të vështira dhe në ambjente me lagështi, të përndjekurit politikë në Berat kishin të paktën zyrat e tyre në një godinë në lagjen ?18 Tetori?, ku prej 28-vjetësh ushtronin funksionet e tyre politike.

Ata shprehen se 7 ditë më parë, punonjësit e bashkisë Berat, kanë shqyer dyert e zyrave të të përndjekurve politikë dhe kanë ndërruar bravat, duke mos lejuar askënd nga anëtarët e shoqatës të hyjnë në këto ambjente.Të përndjekurit politikë në Berat pohojnë se këto zyra i janë dhënë kësaj shoqate 28-vjet më parë me një vendim të Kryeministrit Aleksandër Meksi dhe nuk janë në pronësi të bashkisë së Beratit.

Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të ish- të Përndjekurve Politikë, Besim Ndrëgjoni, e dënon ashpër këtë akt të ndërmarrë nga bashkia e Beratit dhe e cilëson atë si ?barbarizëm? dhe një ?rifillim të luftës së klasave? ndaj të përndjekurve politikë.

Ky veprim dhe papërgjegjshmëri e bashkisë Berat ka indinjuar mijëra familje të të përndjekurve politikë nga regjimi që i masakroi e sot s?kanë një varr.

Besim Ndrëgjoni, Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të të Përndjekurve Politikë

Recommended