BOOM: Skandal i Zyrës Përmbarimore Berat, i shet pronën qytetarit, paratë nuk i depoziton në bankë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka transmetuar skandalin e Zyrës Përmbarimore Berat, kryetari i së cilës pasi i ka shitur pronën një qytetari, lekët nuk i ka depozituar në bankë. Zoti Dilaver Basha pasi ka shlyer detyrimet qe ka pasur ndaj bankës ku ishte kredimarres ka mësuar se i është shitur edhe toka të cilën e kishte lenë si garanci.

Dilaver Basha: Unë kisha një kredi të marrë në 2005, 10 mln lekë të vjetra dhe për një farë kohe nuk kisha mundësi të paguaja këstet e kredisë. Banka ia kalon përmbarimit, ka ardhur përmbaruesja bashkë me përfaqësuesen e bankës dhe kemi shkuar një kontratë që unë po vazhdoj të paguaj.

Gazetarja: Pas këtij momenti çfarë ndodhi?

Dilaver Basha: Unë kam vazhduar kam paguar rregullisht në përfundim marr vesh që toka është shitur.

Gazetarja: Si ka mundësi, ju e shlyet kredinë dhe toka u shit. Ku shkuan këto lekë?

Dilaver Basha: Unë kam 7 vjet që nuk e di ku ndodhen akoma. Unë kam pyetur edhe Ilir Çipin, drejtorin e përmbarimit në Berat.

Gazetarja: Prona u shit, lekët e pronës së shitur kaluan në bankë?

Dilaver Basha: Jo, lekët nuk kanë kaluar në bankë

Gazetarja: Kush i mban?

Dilaver Basha: Unë nuk e di, por për mua i ka Ilir Çipi në xhep.

Gazetarja: Banka pranon që ju nuk jeni debitor?

Dilaver Basha: Pranon që unë nuk jam debitor. Kredinë e xhleva, toka u shit.

Edhe pse ligjerisht lekët duhet te ishin kaluar në llogarinë e Bankës 10 ditë pasi është shitur prona, përmbaruesi i Beratit kujtohet të kryeje këtë veprim pas 7 vitesh .

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-skandal-i-zyres-permbarimore-berat-i-shet-pronen-qytetarit-parate-nuk-i-depoziton-ne-banke

Recommended