Stop - Korce, dy ekspertizat e gabuara i kushtojne pronen qytetarit! (24 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Agim Mezini, nga Korca, i është drejtuar emisionit ?Stop? për një cështje pronësie.Bëhet fjalë për një banesë të vjetër të shtetasit Fuat Merdani, që ndodhet te pazari i vjetër e që i ka kaluar 4 trashëgimtarëve të tij. Prona në fjalë pretendohet edhe nga një kushëri i fisit Merdani, që ia shet Engjëll Haxhiut.Ky i fundit, me ta blerë, hodhi katin e dytë, mbi godinën 54 metra katrorë.Por gjyqi u fitua nga Agim Mezini dhe Policia Ndërtimore prishi ndërtimin pa leje.Kur 4 trashëgimtarët donin të bënin përpjestimin e pasurisë, eksperti Vasil Xhoga, ndërtesën e dikurshme e cilësoi truall, dhe jo objekt sic figuron edhe ne Hipotekë. Ndërsa vendodhjen na e quajti periferi, edhe pse ajo ndodhet në qendër të Korcës.Ekspertiza e parë përfundoi në prokurori e gjykata dhe dy ekspertët e tjerë, Robert Papa dhe Brunilda Treska, eksperti i parë, e njohin ndërtesën, edhe vendodhjen e saktë.Po këta të fundit u shprehën, se ndërtimi është pa leje.Me kamera të fshehtë, eksperti i parë, pranon gabimin dhe thotë, që duhet ta zgjidhë prokuroria. Po kështu dy ekspertët e tjerë, pohojnë, se ndërtesa është me hipotekë, por cështje do t?i lihet kohës...?!

Recommended