Ora News - Raporti i KLSH, dëmi në buxhetin e shtetit 825.6 mln euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj prezantoi para parlamentit raportin e këtij institucioni për vitin 2017, ku tha se dëmi që i është shkaktuar shtetit në këtë vit është rreth 825.6 mln euro. Leskaj i kërkoi kuvendit të rrisë presionin për zbatimin e rekomanimeve të KLSH-së.

Leskaj: Po duhet të rritet edhe trysnia nga Kuvendi për zbatimin e rekomandimeve të KLSH. Vendimi më i fundit që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë për krijimin e mekanizmit të monitorimit të zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura, ku zbatimi i rekomandimeve të KLSH zë vendin kryesor unë gjykoj që është pozitiv dhe do të jetë pozitiv dhe do të sjellë fryte në të ardhmen.

Në Parlament, Leskaj u përball me një kërkesë të ish kryemisnitrit Sali Berisha.

Berisha: Herë tjetër ki parasysh, t'u drejtohesh hajdut dhe kryehajdut këtyre. Kjo është gjuha që njohin këta.

Leskaj: I dashur Doktor, besoj se KLSH dhe unë e kemi bërë punën time audituese.Nuk mund të kalojmë ato vija që ligji nuk na i lejon. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zbatimin e politikave. Nëse unë si kryetar i KLSH në punën time në këto vite do të kaloja në këtë fushë riskoja pavarësinë e institucionit. Mund të kisha fituar disa kredite vetë por nuk ishte mirë për institucionin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-klsh-demi-ne-buxhetin-e-shtetit-8256-mln-euro

Recommended