Ora News – Dëm 18 mln euro shtetit me TVSH-në, vetëm 3 administratorë mbeten në burg
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Gjykata ka vendosur në masën e arrestit vetëm për 3 prej administratorëve të akuzuar për shkaktimin e 18 milionë eurove dëm fiskal. Të tjerët do të qëndrojnë në detyrim paraqitje.

Vetëm 3 nga 13 biznesmenët të cilët u arrestuan nën akuzën për mashtrim me skemën e TVSH-së dhe evazion fiskal duke i shkaktuar dëm shtetit në vlerën 18 milionë euro do të qëndrojnë në 'arrest me burg për 30 ditë'.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ?detyrim paraqitje? për të tjerët deri në përfundimin e dosjes prej prokurorisë.

Në mbarim seancës gjyqësore, në një prononcim për mediat avokati Enea Cenko deklaroi se klientët e tij janë të pafajshëm dhe kanë rënë preh e një rrjeti të madh piramidal.

Cenko: Këta persona janë të pafajshëm sepse janë viktima të një rrjeti të madh piramidal mashtrues, nuk e kanë ditur se çfarë do të ndodhte, pjesa më e madhe e tyre janë ma arsim të mesëm dhe të ulët dhe nuk e dinin çfarë do të ndodhte me ta, por kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që këta persona të shkojnë dhe të firmosin dhe mbi të gjitha kushtet ekonomike ekstreme kanë bërë që persona të jenë pjesë e kësaj skeme mashtrimi, dhe prokuroria do hetojë se kush janë peshqit e mëdhenj dhe kush janë cironkat. Klienti im ishte Bledar Metko, ndodhet në kushte ekstreme varfërie, ka një fëmijë të vogël që sot e priste në shtëpi, ka një varfëri të tejskajshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mashtrimi-me-tvsh-lirohen-9-nga-12-te-arrestuarit
Recommended