KLSH, në katër vite dëmi në buxhetin e shtetit mbi 1 miliard euro- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm në shifra kolosale gjatë një periudhë katër vjeçare.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar përmbledhjen e auditimeve të realizura gjatë kësaj periudhe të cilat arrijnë në mbi 1 miliard euro.
Kështu dëmi për parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera shkon në shifrën totale 919.91 milionë euro.
Ndërsa dëmi për shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara shkon në shumën totale 257.7 milionë euro.
KLSh nënvizon se vetëm gjatë periudhës 2012-2015 janë kallëzuar penalisht 527 persona.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/klsh-ne-kater-vite-demi-ne-buxhetin-e-shtetit-mbi-1-miliard-euro/

Recommended