Ora News - KLSH: Për 2015, dëmi në buxhetin e shtetit, 8 mld lekë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se dëmi në buxhetin e shtetit për vitin 2015 është 8 miliardë lekë ndërsa niveli i borxhit publik është rritur. Duke folur në komisionin e Ekonomisë në lidhje me realizimin e buxhetit të vitit 2015, kreu i KLSH Bujar Leskaj tha se rritja ekonomike nuk ka qenë në nivelet e duhura. Por për ministrin Arben Ahmetaj ekonomia ka vijuar trendin rritës dhe kjo do të përkthehet në një rritje reale të pagave dhe pensioneve. Ndërkohë ish-ministri i Financave Ridvan Bode thotë se kjo rritje do realizohet me borxhe dhe se është e vogël në krahasim me nivelin e çmimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/klsh-per-2015-demi-ne-buxhetin-e-shtetit-8-mld-leke/

Recommended